Në Impact Rankings 2022, në edicionin e çdo viti që realizohet nga kjo prestigjioze, pjesë e Financial Times UBT është renditur lartë si një prej institucioneve arsimore më të mira në fushën e inovacionit.
Në disa kategori UBT del të jetë në mesin e 200 universiteteve më të mira në botë.
E padyshim në të gjitha kategoritë e vlerësimit është universiteti lider, numër një në rajon me impaktin më të lartë për zhvillimin e qëndrueshëm.
Revista prestigjoze globale, Times Higher Education, ka publikuar listën globale të universiteteve me impaktin më të lartë për zhvillimin e qëndrueshëm, Impact Rankings 2022 ku UBT ka arritur sukses më të madh krahasur me vitin e kaluar.
Vlerësimi i impaktit të universiteteve në këtë listë bëhet përmes analizës së të dhënave që lidhen me Sustainable Development Goals (SDGs).
Në disa prej SDG-ve UBT është renditur në mesin e 100 e në disa ndër 200 universitetet më të mira në mbarë globin.
Në këtë rangim ndërkombëtar, UBT është ranguar në mesin e 100-200 universiteteve me impaktin më të madh në SDG 1 – Luftimin e Varfërisë; në mesin e 300-400 universiteteve me impaktin më të madh në SDG 2 – politikat kundër urisë, si dhe po ashtu në mesin e 300-400 universiteteve me impaktin më të madh në SDG 9 – fushën e Inovacionit Industrial dhe Infrastrukturës.
UBT në këtë rangim qëndron shumë mirë edhe në SDG 3 – domenin e Shëndetit dhe Mirëqenies; Qyteteve dhe në SDG 11 – Komuniteteve të Qëndrueshme; Prodhimi dhe Konsumi i Përgjegjshëm.
Ky vlerësim i lartë nga Times Higher Education është një arritje e shkëlqyer e UBT-së, institucion pararojë i edukimit në Kosovë dhe rajon për inovacionin dhe zhvillimin e qëndrueshëm.
Synimi i UBT-së është që ta ruaj këtë pozitë si institucion lider në rajon e më gjerë ndërkohë që do të punojë fortë që vitin e ardhshëm të ngritet edhe më lartë.
Si institucion UBT i kushton rëndësi të madhe përmbushjes së objektivave globale për zhvillim të qëndrueshëm dhe ky vlerësim i lartë nga Times Higher Education është konfirmim i punës së madh që është bërë përgjatë këtyre viteve, ku si institucion UBT përfaqëson vlerat më të larta të edukimit në Kosovë në arsimin e lartë dhe në fushën e teknologjisë dhe inovacionit.