Site icon Telegrafi

UBT dhe Komuna e Pejës nënshkruan marrëveshje të rëndësishme bashkëpunimi

Rektori i UBT-së, prof.dr. Edmond Hajrizi ka vizituar Komunën e Pejës, ku është pritur nga kryetari i kësaj komune, Gazmend Muhaxheri.

Me këtë rast, rektori Hajrizi dhe kryetari Muhaxheri kanë nënshkruar marrëveshjen e bashkëpunimit midis këtyre dy institucioneve, e cila përfshin bashkëpunimin në fusha të ndryshme, në veçanti kontributin që do ta ofrojë UBT në zhvillimin e komunës së Pejës.

Me këtë rast rektori Hajrizi ka theksuar se marrëveshja e nënshkruar është në interes të përbashkët të UBT-së dhe komunës së Pejës.

“Kjo marrëveshje bashkëpunimi siguron programe të përbashkëta bashkëpunimi në zhvillimin dhe implementimin e programeve për zhvillim ekonomik dhe industrial, si dhe planifikimin urban të Komunës së Pejës dhe aktiviteteve të tjera në interes të përbashkët”, tha Hajrizi.

Ndërsa kryetari i komunës së Pejës, Gazmend Huhaxheri shprehu gatishmërinë e komunës që ai drejton për të mbështetur projektet e përbashkëta që do të iniciohen nga të dy institucionet”.

Rektori Hajrizi, dekani i fakultetit te Arkitekturës, Lulzim Beqiri dhe profesori i Fakultetit të Arkitekturës, Kujtim Elezi, kanë diskutuar edhe për projektin e Modernizmit në Pejë, projekt ky i ngjashëm me atë që UBT sapo e ka finalizuar në komunën e Ferizajt. /Telegrafi/

 

Exit mobile version