Telegrafi

UBS Bank do shkurtojë 8700 punonjës

USB ka miratuar një program të reduktimit të shpenzimeve, që parashikon edhe uljen e numrit të punonjësve. Numri i të punësuarve deri në vitin 2010 do të ulet në 67500 në filialet në të gjithë botën.

Vetëm në Zvicër do të shkurtohen 2500 vende pune, njoftoi një zëdhënës i UBS-së. Deri në fund të vitit 2010 ky institut financiar planifikon kursime nga 3,5 deri në 4 miliardë franga.

USB, që konsiderohet si një ikonë e sistemit bankar zviceran, ka humbur miliarda nga kriza e hipotekave në SHBA. Edhe në tremujorin e parë të vitit klientët tërhoqën sërish para në vlerën e 23 miliardë frangave. /Telegrafi/tch/