Hulumtuesit ekonomikë nga Universiteti i Oksford këtë javë publikuan një analizë të të dhënave të punësimit dhe vlerësimin e tyre mbi ndikimin e Uber tek shoferët profesionistë në tregjet ku aplikacioni inovativ depërton.
Përfundimi disi i habitshëm dhe i papritur nga ky studim thotë se ardhja e Uber në një treg ndikon mesatarisht në rritjen e punësimit tek shoferët e taksive dhe shoferët e vetë-punësuar.
Megjithatë, studimi e ka konfirmuar frikën e kritikëve për pagën, duke gjetur se Uber ndikon në uljen e të ardhurave tek shoferët e taksive tradicional dhe të punësuar deri në masën prej 10%.
Autorët argumentojnë se kjo rënie është kompensuar nga rritja e përgjithshme e të ardhurave të shoferëve të Uber, pasiqë aplikacioni bën përshtatjen e duhur të pasagjerëve me shoferët e veturave.