Site icon Telegrafi

Uber ka rënë dakord të paguajë miliona euro për t’i dhënë fund luftës ligjore me taksitë australiane

Gjiganti global i transportit, Uber, do të paguajë 272 milionë dollarë australianë (mbi 160 milionë euro) për të zgjidhur një mosmarrëveshje me taksitë australiane dhe për të punësuar shoferë veturash.

Një padi kolektive kundër Uber pritej të dorëzohej së fundmi në Gjykatën Supreme të Viktorias, Australi, nën akuzat se kompania ka ndikuar që të ulen të ardhurat e taksistëve.

Mirëpo, avokatët kanë njoftuar se gjyqi do të përfundojë pasi kompania ka rënë dakord për një zgjidhje financiare, shkruan abcnews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se gjiganti i transportit ka vendosur që padinë e ngritur nga 8,000 pronarë veturash dhe shoferë taksish ta zgjidhë duke i kompensuar humbjet e tyre.

Ky veprim thuhet të jetë zgjidhja e pestë më e madhe në historinë ligjore australiane.

“Uber është përgjegjëse për veprimet e saj”, tha në një deklaratë drejtori i avokatëve Maurice Blackburn, Michael Donelly.

Kompania në një deklaratë tha se  “ka rritur industrinë e përgjithshme të transportit, duke sjellë me vete zgjedhje më të mëdha dhe përvoja të përmirësuara për konsumatorët, si dhe mundësi të reja fitimi për qindra mijëra punëtorë australianë”.

Ndryshe, Uber është përplasur me shoferët e taksive në mbarë botën. Në dhjetor, ajo fitoi një padi të ngritur kundër saj nga 2,500 taksistë francezë. /Telegrafi/

Exit mobile version