Sipas njoftimit zyrtar të kompanisë, rritja e Uber në Indi është duke arritur në shkallën 40 për qind, dhe pritjet e saj janë që kjo rritje të përshpejtohet edhe më shumë me investimet e reja.
Me investimet e reja Uber do t’i zgjerojë operimet e saj, do të depërtojë në qytete të reja, si dhe do të zhvillojë produkte të reja.
Pritjet e Uber janë që brenda një periudhe prej 6 deri në 9 muaj kompania të arrijë të realizojë deri në 1 milionë udhëtime në ditë.
Aplikacioni i famshëm i krijuar në SHBA synon që të krijojë rretj 200 mijë vende të reja të punës deri vitin e ardhshëm, si dhe të punësojë mbi 50 mijë femra indiane deri në vitin 2020. (Telegrafi)