Kompania e taksive ‘Uber’ në prezantimin e të dhënave financiare për tremujorin e katërt 2017 tregon se ka humbur 4.5 miliardë dollarë për tërë vitin 2017 nga 2.8 miliardë që ishte një vit më herët.
Megjithatë, në tremujorin e katërt të këtij viti, humbja e Uber është ngushtuar në 1.1 miliardë dollarë nga 1.46 miliardë dollarë që ishte në tremujorin e tretë, ndërsa të ardhurat gjatë kësaj periudhe u rritën rreth 14 për qind në 11.1 miliardë dollarë nga 9 miliardë dollarë, shkruan Telegrafi.
Uber e përfundoi vitin me rreth 6 miliardë dollarë në para të gatshme, 13 për qind më pak se viti i kaluar. /Telegrafi/