Telegrafi

Uber, aplikacioni mobil që bëri 20 miliardë dollarë qarkullim brenda një viti

Uber gjeneroi 6.5 miliardë dollarë të ardhura vitin e kaluar ndërsa prenotimet kaluan shifrën e 20 miliardë dollarëve, u tha nga kompania ditën e premte.

Si një kompani private, sot me vlerë prej 68 miliard dollarësh, Uber nuk raporton publikisht rezulatet financiare. Informacioni për të ardhurat e vitit të kaluar erdhi pas një interviste me Bloomberg.

Sipas kompanisë të ardhurat ishin në një linjë me pritshmëritë e kompanisë. Për tre mujorin e fundit të 2016-ës, pronotimet e taksive u rritën më 28%, ndërsa humbjet arritën në 991 milionë dollarë.

Muajt e fundit Uber është goditur rëndë nga akuzat për ngacime seksuale dhe videove të publikuara ku shfaqej drejtori i saj ekzekutiv në një argumentim të ashpër me një shofer.

Kompania gjithashtu në kërkim të një shefi operativ për të riparuar imazhin dhe përmirësuar kulturën korporative, transmeton PCWorld Albanian.