Shtëpia e Bardhë u shpreh sot e gatshme për të mbështetur një hetim për të përcaktuar si gjenocid veprimet e dhunshme të zhvilluara nga grupi xhihadist Shteti Islamik (ISIS) në Irak dhe në Siri.
“SHBA-ja do të bashkëpunojë me përpjekjet e pavarura për hetim mbi një gjenocid”, deklaroi zëdhënësi Josh Earnest.
“Uashingtoni do të ndihmojë Gjykatën Penale Ndërkombëtare (ICC) që të mbledhë provat”, vazhdoi ai.