Telegrafi

Uashington Tajms: Kroacia është zhgënjimi më i madh i Ballkanit

Autori në tekst mendon se Sanader është fajtori i drejpërdrejtë për korrupsionin masiv politik dhe se Qeveria jokompetente kanoset që ta dërgojë shtetin në kolaps të plotë ekonomik.

Nga ardhja në pushtet në vitin 2003 Sanader dhe HDZ udhëheqin kleptokraci autoritare, pohon gazeta.

Sanader ka vilë në pjesën elite të Zagrebit me vlerë prej 10 milionë eurosh si dhe një koleksion orësh të paregjistruara me vlerë prej 150.000 eurosh.

"Ai është gënjeshtar i papërmirësueshëm", thekson gazeta.

Sipas Uashington Tajms, Sanader dhe HDZ përveç asaj se e kontrollojnë radion dhe televizionin shtetëror, bëjnë edhe presion mbi ata të cilët hetojnë për korrupsionin në nivelet më të larta të partisë.

"Regjimi kriminal i Sanaderit është njollë për kombin kroat, ndërsa qytetarët kroatë duhet të pyeten se a duan diçka më të mirë", theksohet në tekst.