Site icon Telegrafi

Ua shkatërron tendat me traktor, pasi kishin ndërtuar kamp refugjatësh në arën e tij (Foto/Video)

Një fermer grek ka kaluar me traktor nëpër kampin e refugjatëve në Idomeni, pasi e kishin zemëruar skenat e ngritjes së tendave të refugjatëve në arën e tij.

Edhe pse kishte thënë se “duhet të përgatis tokën për lopët e tij”, fermeri Lazaros Oulis, kishte kaluar me traktor nëpër arë, derisa dhjetëra refugjatë po qëndronin përreth duke shikuar se çfarë po ndodhte, transmeton Telegrafi.

Ai dukej kinse po mundohej të shmangte shkeljen e tendave të ngritura, por ishte ndaluar vetëm atëherë kur intervenoi policia.

“Më është dashur të lëvroj arën time e jo të huajën! Punoj dhe jetoj për 70-80 persona, dhe duhet të prodhoja për ta sepse financiarisht nuk mund t’i përballojë. U kam thënë disa përfaqësuesve këtu, se më me dëshirë do t’ua dhuroja disa ari tokë për të ngritur një strehimore të madhe, por askush nuk më dëgjoi. Nuk kam ndonjë problem me refugjatët dhe familjet e tyre. Përkundrazi, edhe unë kam mundur të jem në gjendjen e tyre. Megjithatë, kam disa detyra për të përmbushur”, ka deklaruar Oulis.

Pasi është qetësuar paksa situata, shumica e refugjatëve kanë shprehur mirëkuptim, derisa ekzistonte edhe një grup që mbështeste vendimin e Oulis-it. /Telegrafi/

Exit mobile version