Site icon Telegrafi

Ua shiti 287 dele dhe nuk ia dhanë paratë, tetovari denoncon në polici dy gostivaras

39-vjeçari nga Sellca e Tetovës ka denoncuar dje në polici dy persona nga Senokosi i Gostivarit, pasi sipas tij, edhe pse ka kaluar afat i paracaktuar për pagesë, ata nuk ia kanë dhënë paratë për 287 dele.

“Tridhjetë e nëntë vjeçari I.I. nga Sellca e Keqe e Tetovës, dje (02-korrik) në ora 15.20 në SPB-Tetovë ka raportuar se, personave S.Z.(65) dhe N.E.(42) nga Senokosi i Gostivarit para një viti ua kishte shitur 287 dele, por edhe pas afatit të caktuar për pagesë, ata kanë kundërshtuar të paguanin plotësisht shumën sipas marrëveshjes”.

“Po merren masa për zbardhjen dhe dokumentimin e rastit”, njoftuan nga SPB Tetovë.

Exit mobile version