Policia arrestoi dy të dyshuar të moshës 19 dhe 24 vjeç pasi i ishte vënë zjarri një strehe refugjatësh në Bad Godesberg, të cilët janë akuzuar se i kishin vënë zjarrin ndërtesës.
Sipas mediave gjermane, përcjell Telegrafi, të dy burrat kanë lindur në Shqipëri dhe ishin vendosur përkohësisht në pronë ashtu, pasi do të dëboheshin.
Avokati Robin Fassbender ka thënë të martën se më i moshuari akuzohet se ai ka ndezur zjarrin ndërsa tjetri kishte filmuar aktin.
Videoja, e cila u shfaq për herë të parë në një faqe shqiptare në Facebook, është pjesë e hetimit.
Po sipas mediave gjermane, hetimi ndaj dy burrave është duke u zhvilluar dhe supozohet se bëhet fjalë për një akt të përbashkët.
Në videon e publikuar nga faqja shqiptare dhe e cila ka provokuar edhe reagimin e mediave dhe autoriteteve gjermane, shihet një shqiptar derisa siç thuhet “i vë flakën dhomës së kampit ku ishte strehuar”. /Telegrafi/