Duke mbajtur lart kokën e prerë të një armiku, kjo lidere e milicisë është një nga njerëzit më të frikshëm nga ISIS-i në Irak.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Wahida Mohamed Al-Jumaily, një gjyshe 39-vjeçare ka humbur të dashurit e saj në betejën e saj me grupin terrorist – burri i saj i dytë u vra në fillim të këtij viti, dhe xhihadistët kanë vrarë edhe të atin dhe tre vëllezërit e saj.
Në përgjigje, udhëheqësja ushtarake – e cila e përshkruan veten si një “amvise” – thotë se ua pret kokat armiqve, i zien dhe ua djeg trupat e tyre.
Al-Jumaily, e njohur më shumë si Um Hanadi, kryeson 70-të fortët e grupit fisnor të milicisë në Shirqat, rreth 50 milje në jug të Mosulit, përcjell Telegrafi.
Ajo ka ndihmuar forcat qeveritare për të përzënë ISIS-in, dhe thotë se ajo tani është në krye të listës për ta vrarë, duke thënë se u ka mbijetuar gjashtë përpjekjeve për ta vrarë dhe ka marrë kërcënime nga krerët më të lartë.
Javën e kaluar ajo udhëhoqi një grup prej 50 luftëtarëve, në qendër të qytetit Shirqat dhe morën kontrollin nga terroristët islamikë.
Video tregon një njësi komanduese përpara operacioneve që kanë për qëllim për të arritur në “zemrën e ISIS-it”. /Telegrafi/