Site icon Telegrafi

Ua kërkoi 20 të dashurve t’ia blejnë nga një iPhone 7, pastaj i shiti dhe bleu shtëpi (Foto)

Një grua e njohur vetëm si Xiaoli nga Shanzen i Kinës, i ka kërkuar të dashurve të saj që t’ia blejnë nga një iPhone 7 dhe më pas i ka shitur, për të blerë një shtëpi në periferi.

Nuk dihet se si i ka bindur të 20 partnerët, që të ja dhurojnë pajisjen e zgjuar që kushton 800 euro, transmeton Telegrafi.

BBC raporton se ajo i ka mbledhur 16 mijë euro, nga shitja përmes internetit të telefonave dhe i ka siguruar vetit një objekt të vogël banimi.

“20 telefona për një shtëpi”, është titulli i këtij tregimi, që e ka shkruar në rrjetet sociale në Kinë, një koleg i Xiaoli.

“Babai saj paguhet pak për punën që bën, nënën e ka amvise, kurse ajo është fëmija më i madh në shtëpi. Kjo është mënyra më e çuditshme që e bëri atë me shtëpi”, thuhet për këtë ngjarje të pazakontë.

“Unë nuk po mund ta gjej një të dashur, kurse ajo 20 dhe t’i bindë që t’ia blejnë iPhonin e fundit. Do të doja të mësoja nga kjo grua”, është një koment për ngjarjen. /Telegrafi/

Exit mobile version