Site icon Telegrafi

“Ua hoqa maskën dhe qeben”, Haradinaj i përgjigjet Gërvallës: Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Ramush Haradinaj ka komentuar deklarimet e ministres së Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla.

“Gjeneral jam me gradën e parë të UÇK-së pastaj gradën e dytë e kam nga NATO”, është kundërpërgjigjur Haradinaj.

Tutje, kreu i AAK-së ka thënë se Gërvalla i ka bërë këto deklarime për disa arsye, të cilat sipas tij, lidhen me heqjen e maskës së kryeministrit të vendit, Albin Kurtit.

“Unë ua kam hequr maskën domethënë ia kam heq maskën shefit të saj, Albinit. Ia kam pasë borxh atdheut me ia heq maskën, po ia kam heq edhe qeben edhe e kam ç’plu prej qebes”, ka thënë ai në një debat televiziv.

Sipas Haradinajt, kritikat e Gërvallës nuk i lënë përshtypje, por ka theksuar se ministrja Gërvalla do të duhej të fliste më shumë për rezultatet në mandatin e saj katërvjeçar.

“Për mu nuk çon peshë kurgjo. Le të na tregon se cilin rezultat e ka? A i ka sjellë ndonjë njohje këtij vendi?”, ka pyetur ai.

Exit mobile version