Telegrafi

Ua fshehin pubertetin vajzave, duke ua djegur gjoksin me gurë të valë (Foto)

Raporti i Kombeve të Bashkuara, tregon se 3.8 milion femra adoleshente, kanë kaluar nëpër këtë ritual barbar.

Në proces shfrytëzohen gurë të mëdhenj, çekan apo shpargull të nxehur sipër thëngjillit, që më pas të shtypen dhe gjymtohen indet e gjoksit.

Me këtë procedurë, rrafshohet gjoksi dhe ajo fillon të duket më pak “femërore”, transmeton Telegrafi.

Kjo praktikë është shumë e përhapur në Kamerun, Nigeri dhe Afrikën Jugore, teksa në 58 për qind të rasteve, nënat janë ato që kërkojnë të bëhet kjo ndërhyrje.

Departamenti i Shërbimit të Shëndetit Publik, raporton se kjo ndërhyrje bëhet tek vajzat nga 11 deri në 15-vjeçare, të cilave ka filluar të ju rritet gjoksi.

E gjithë kjo praktikë ka filluar nën arsyetimin se kësisoj vajzat e reja do të mbroheshin nga dhuna seksuale dhe dhunimi. Por në të vërtetë, para një barbariteti si ky, këto mbeten vetëm arsyetime.

Kjo procedurë bëhet me gurë të mëdhenj të cilët nxehen në qymyr të ndezur dhe u vendosen vajzave në gjoks për t’i gjymtuar vajzat në mënyrë që ato të duken më pak femërore.

Sido që të jetë, kjo është vetëm një formë e abuzimit me vajzat, pasi që ka dyshime të bazuara për abuzime edhe më të rënda. /Telegrafi/