Thomas Tuchel do të detyrohet të largohet nga Britania e Madhe muajin e ardhshëm si rezultat i vendimit të Chelseat për ta shkarkuar atë dhe ligjeve të reja pas Brexit.
Blutë e larguan trajnerin që ua fitoi Ligën e Kampionëve në fillim të shtatorit, por ndryshe nga dy anëtarë të stafit të tij stërvitor – të cilët mund të qëndrojnë në Angli me familjet e tyre – ai nuk do të ketë më të drejtë qëndrimi.
Sipas The Telegraph, Tuchel aktualisht po përgatitet të largohet nga Londra në dhjetor për shkak të ligjeve të vizave që u zbatuan pasi Britania u largua nga Bashkimi Evropian në janar të vitit 2020.
Zsolt Low dhe Benjamin Webber, krahët e djathtë të trajnerit gjerman gjatë qëndrimit të tij 19-mujor në “Stamford Bridge”, janë ende teknikisht nën kontratë me Chelsean. Strategu, megjithatë, nuk iu ofrua i njëjti luks nga regjimi i Todd Boehlyt, i cili mori vendimin e tyre të parë të madh për të shkarkuar pamëshirshëm Tuchelin pasi bleu klubin për 4.5 miliardë euro në maj të këtij viti.
Shtohet se Tuchel kishte qenë i lumtur dhe ishte vendosur të jetonte në Surrey, ku vajzat e tij ndiqnin shkollën. Pasi ka përfunduar pushimet në Indi, 49-vjeçari – i cili u zëvendësua nga trajneri i Brightonit, Graham Potter – do të shkojë tani në Gjermani.
Tuchel mbërriti në Chelsea në shkurt të vitit 2021, duke zëvendësuar Frank Lampardin e shkarkuar me një vizë një vizë të përkohshme, e cila skadon kur ai të jetë i papunë. Pasi dështoi në përpjekjen e tij për të aplikuar për një vizë alternative, ish-trajneri i Paris Saint-Germain, Borussia Dortmund dhe Mainz tani nuk është në gjendje të banojë në Britaninën e Madhe. /Telegrafi/