Telegrafi

Ua drejtoi revolen besimtarëve në një kishë në Tenesi, reflekset e shpejta të pastorit “neutralizuan” burrin

Një pastor me reflekse të shpejta ka arritur ta “neutralizojë” burrin, që nxori nga brezi revolen në gjatë një meshe në një kishe në Tenesi.

Desire Baganda, 26-vjeç, po qëndronte ulur në kishën Pentekostalno në Neshville, kur befasisht nxori revolen dhe u ngjit në altar – ku pastori po kryente lutjen, ka bërë të ditur policia e këtij vendi, transmeton Telegrafi.

Ai ua drejtonte revolen besimtarëve dhe i urdhëroi të gjithë të ngritën. E në videon e publikuar më poshtë shihet i dyshuari duke ua drejtuar revolen besimtarëve.

Pastori iu afrua nga pas dhe e rrëzoi me tërë forcën në tokë. Disa besimtarë të shokuar me atë çfarë po shihnin vrapuan për t’i dalë në ndihmë për t’ia marrë revolen.

Ata e mbajtën Bagandan në tokë derisa nuk u shfaq policia që menjëherë e prangosi. Madje sipas pastorit Baganda nuk ishte një person që vizitonte kishën. /Telegrafi/