Një pastor me reflekse të shpejta ka arritur ta “neutralizojë” burrin, që nxori nga brezi revolen në gjatë një meshe në një kishe në Tenesi.
Desire Baganda, 26-vjeç, po qëndronte ulur në kishën Pentekostalno në Neshville, kur befasisht nxori revolen dhe u ngjit në altar – ku pastori po kryente lutjen, ka bërë të ditur policia e këtij vendi, transmeton Telegrafi.
Ai ua drejtonte revolen besimtarëve dhe i urdhëroi të gjithë të ngritën. E në videon e publikuar më poshtë shihet i dyshuari duke ua drejtuar revolen besimtarëve.
Pastori iu afrua nga pas dhe e rrëzoi me tërë forcën në tokë. Disa besimtarë të shokuar me atë çfarë po shihnin vrapuan për t’i dalë në ndihmë për t’ia marrë revolen.
Ata e mbajtën Bagandan në tokë derisa nuk u shfaq policia që menjëherë e prangosi. Madje sipas pastorit Baganda nuk ishte një person që vizitonte kishën. /Telegrafi/