Tashmë ka përfunduar shorti në Nyon të Zvicrës dhe janë publikuar edhe grupet e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian 2021 për U21 (nën 21 vjeç).
Përfaqësuesja e Kosovës është pjesë e Grupit 3 së bashku me Kombëtaren e Shqipërisë U21.
Në të njëjtin grup është edhe Anglia, Austria, Turqia dhe Andorra. Ndërsa më poshtë keni orarin e xhirove, por edhe grupet tjera:
Kualifikimet:
Xhiro e parë: 18-20 mars 2019
Xhiro e dytë: 3-11 qershor 2019
Xhiro e tretë: 2-10 shtator 2019
Xhiro e katër: 7-15 tetor 2019
Xhiro e pestë: 11-19 nëntor 2019
Xhiro e gjashtë: 23-31 mars 2020
Xhiro e shtatë: 31 gusht-8 shtator 2020
Xhiro e tetë: 5-3 tetor 2020
Play-offi: 9–17 nëntor 2020
Finalet: qershor 2021
Shpresojmë që Përfaqësuesja dhe Kombëtarja U21 të kenë paraqitje sa më të mira, që në fund të korrin një sukses të mundshëm dhe të shumë pritur nga tifozët.
Kampionati Evropian U21 është konfirmuar se do të mbahet në Hungari dhe Slloveni. /Telegrafi/