Lajm i mirë për adhuruesit e grupit U2. Në 30 vjetorin e albumit legjendar “The Joshua Tree”, ku përfshihen disa prej këngëve më të famshme, grupi irlandez ka vendosur ta festojë me një turne në Evropë dhe Amerikën e Veriut.
Albumi i realizuar në vitin 1987 është shitur në më shumë se 25 milionë kopje në të gjithë botën dhe ka prekur majat e klasifikimeve me hitet e tij “With Or Without You”, “Where The Streets Have No Name” dhe “I Still Haven’t Found What I’m Looking For”.
https://www.youtube.com/watch?v=XmSdTa9kaiQ
“Së fundmi e ridëgjova albumin ‘The Joshua Tree’ për herë të parë në gati 30 vjet. Është një opera e vërtetë. Një lumë emocionesh që çuditërisht tingëllojnë aktuale; dashuria, humbja apo ëndrrat e thyera…”.
Etapa amerikano-veriore e turneut do të nisë në muajin maj në Vancouver, ndërsa koncerti i parë evropian do të mbahet më 8 korrik në Londër, transmeton Top Channel.
Mes ndalesave të tjera evropiane do të jenë Parisi, Brukseli, Roma, Berlini, Barcelona e Amsterdami.
“OneRepublic”, “Mumford & Sons” dhe “The Lumineers” do të shoqërojnë bendin në Amerikë, ndërsa grupi i Noel Gallagher, “High Flying Birds”, në Evropë.