Site icon Telegrafi

U zu poshtë nga ashensori – Kush është 17-vjeçari që humbi jetën në Sarandë

Foto: Arkiv

Antonio Delilaj, është 17-vjeçari që humbi jetën në Sarandë, pasi u zu poshtë nga ashensori i lokalit ku punonte si ndihmës kamarier.

Ngjarja e rëndë ndodhi gjatë orëve të para të mëngjesit të së shtunës në lagjen nr.1.

Lexo po ashtu E zuri poshtë ashensori i lokalit ku punonte, humb jetën tragjikisht kamarieri 17-vjeçar në Sarandë

Ndërkaq, policia ka bërë të mundur arrestimin e Lulëzim Allkushi.

43 vjeçari u vu në pranga si personi përgjegjës për montimin e ashensorit të lokalit, si dhe është shpallur në kërkim pronari i klubit Spiro Iljadhi, 37 vjeç. /Tch/Telegrafi/

Exit mobile version