Presidenti amerikan Donald Trump ka vendosur të ndërpresë fondet ndaj OBSH-së, duke thënë se organizata është fajtore për përhapjen e coronavirusit.
“Sikur OBSH të kishte bërë punën e saj dhe të dërgonte ekspertë mjekësorë në Kinë për të studiuar situatën në terren në mënyrë objektive, epidemia mund të ishte përmbajtur në burimin e saj me shumë pak të vdekur”, tha Trump.
Deklarata e tij u kritikua nga Sekretari i Përgjithshëm i KB, Antonio Guterres, po ashtu edhe nga Bill Gates, themeluesi i Microsoft dhe një nga bamirësit më të mëdhenj në botë.
Halting funding for the World Health Organization during a world health crisis is as dangerous as it sounds. Their work is slowing the spread of COVID-19 and if that work is stopped no other organization can replace them. The world needs @WHO now more than ever.
— Bill Gates (@BillGates) April 15, 2020
“Ndalimi i fondeve ndaj OBSH-së gjatë kësaj lloj krize shëndetësore është shumë e rrezikshëm. Puna e tyre ndihmon në ndalimin e përhapjes së virusit dhe nuk ka asnjë organizatë tjetër në botë që mund të marrë rolin e saj. Bota ka nevojë për OBSH-në më shumë se kurrë”, shkroi Gates në Twitter.
Buxheti i OBSH-së është rreth 4.5 miliardë dollarë, nga të cilat Shtetet e Bashkuara financojnë rreth 500 milionë dollarë në vit. /Telegrafi/