Aktorja Drew Barrymore ishte e ftuar në shfaqjen e David Leterman, në vitin 1995.
Ajo ishte ngjitur në tryezën e tij, duke zgjuar bluzën e saj lartë për të treguar gjoksin e saj, pasi ishte zhveshur.
Aktorja ka shpjeguar kohët e fundit në emisionin e Steven Kolber se ajo “kishte një tendencë për të shkuar në limit për të kënaqur njerëzit që kujdesen për të”.
“Kam bërë diçka veçanërisht për zotin Leterman në ditëlindjen e tij”, tha ajo.
Drew Barimor shpjegoi se ajo u ngjit në tryezën e tij, filloi një vallëzim atraktiv, vuri dorën në zemër dhe e përfundoi vallëzimin me një puthje në fytyrën e prezantuesit Leterman.
“Edhe pse ndonjëherë unë mendoj se nuk isha unë, dhe kujtesa për atë moment ishte shumë e venitur, kjo isha unë”, ka pranuar ajo.
“Unë ende qëndroj prapa atij veprimi, unë jam nënë e dy fëmijëve. Tani unë jam aq ndryshe sa që duket sikur nuk jam unë, por unë jam ende e interesuar në gjëra të tilla”, shtoi ajo.
Drew Barimor arriti në përfundimin se ajo nuk u pendua për veprimet e saj, sepse ajo “jeton vetëm një herë”. /Telegrafi/