Gjenden dy trupat e pajetë të Vilson Çotajt dhe Klement Pepajt, të cilët u zhdukën pa lënë gjurmë rreth gjashtë ditë më parë.
Euronews Albania mëson se trupat e dy të rinjve janë gjetur në një nga malet e Kastratit në Malësi të Madhe.
Terreni ku janë gjetur të pajetë dy të rinjtë është i thyer, ndërsa shtoi se ende nuk është bërë tërheqja e trupave.
“Zona është tejet e thyer, dhe nuk është bërë e mundur që trupat të tërhiqen. Pritet të mbërrijnë ambulancat për të marrë trupat e pajetë”, tha ai.
Deri tani Policia e qarkut Shkodër ka lëshuar një fletë-arresti për Danjel Pepën, i cili dyshohet të jetë personi, që ka kryer ekzekutimin e dy të rinjve.
“Për momentin është i vetmi i dyshuar si vrasësi i këtyre personave. Policia ka lëshuar një fletë-arresti ndaj Danjel Pepës, ndërsa është njoftuar pala malazeze për këtë person. Pista e vetme është se ai mund të jetë larguara nëpërmjet malit, ose mund të ndodhet i fshehur në zonë”, shtoi gazetari.
Sipas burimeve paraprake thuhet se mes tyre ka pasur një konflikt për parcelat e drogës, e cila dyshohet se ka përfunduar në përplasje me armë. Policia e Shtetit ka shtuar kontrollet në zonë pasi ngjarja mund të marrë përmasa të tjera, për vetë faktin se familjet e viktimave dha ajo autorit të dyshuar ndodhen afër njëra-tjetrës.