Vetëm 24 orë pasi u shpall e zhdukur, një 77-vjeçare nga Shkodra është gjetur e pajetë nga ana e policisë.
Uniformat blu bëjnë me dije se trupi i pajetë i të moshuarës nga fshati Drisht u gjet në një ullishte, njofton A2 CNN.
“Rreth orës 17:10, në fshatin “Drisht”, është gjetur e pajetë dhe pa shenja dhune, në një ullishte shtetasja V. Sh., 77 vjeçe. Kjo shtetase ishte larguar ditën e djeshme nga banesa”, njofton policia.
Sakaq një grupi hetimor është ngritur për të zbardhur rrethanat e rastit.