Trupi i shkencëtares britanike, që kërkohej prej dy ditësh në Greqi, u gjet në ishullin Ikaria në detin Egje, njoftoi sot televizioni publik grek ERT.
“Shkaqet e vdekjes së astrofizikantes, Natalie Christopher nuk dihen ende”, sipas stacionit televiziv ERT duke lënë të mendohet se bëhet fjalë për një aksident.
Vdekja e Dr. Christopher vjen një muaj pas ngjarjes së rëndë, kur shkencëtarja amerikane Suzanne Eaton u përdhunua dhe më pas u vra në Kretë.
Krimi u krye nga një burrë vendas dhe sulmi seksual ishte motivi i ngjarjes, përcjell javanews.al.
Dr Eaton u gjet e vdekur në fund të një shpelle e cila u përdor nga nazistët për të ruajtur armët gjatë Luftës së Dytë Botërore.