Gjendet i pajetë 78-vjeçari që u zhduk dy javë më parë në Kukës.
Trupi i dekompozuar i të moshuarit me inicialet N. B. banues në fshatin Shkinak u gjet dje.
Në datë 27 shtator familja kishte bërë denoncim për humbjen e tij, ndërsa gjatë kërkimeve të dielën u gjet trupi në bjeshkët e fshatit Çajë.
Gjatë këqyrjes nga eksperti mjeko-ligjor, në trupin e viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe sipas policisë vdekja i ka ardhur nga shkaqe natyrale.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për vlerësim. /ABC News/