Site icon Telegrafi

U zgjodhën pesë kryetarë gjykatash (Video)

Votat e antarëve të Komisionit Gjyqësor të Kosovës vendosën kush do të udhëheqë me pesë gjykata Themelore në Kosovë.

Drejtuesve të këtyre institucioneve të drejtësisë në Prishtinë, Prizren, Ferizaj, Pejë dhe Gjakovë u ka kaluar mandati.

Por, paraprakisht, pikë e rendit të ditës ishte shqyrtimi i ankesave dhe kundërshtimeve të kandidatëve për pozitën e Kryetarit të këtyre gjykatave.

Në këtë pjesë mediet nuk u lejuan të qëndrojnë.

Këtë vendim kryesuesi i Komisionit Gjyqësor të Kosovës Nehat Idrizi, e arsyetoi me njoftimin që u kishin dërguar medieve.

Fletëvotimet ishin të ndara për secilin kandidat në secilën gjykatë që do t’i nënshtrohej votimi.

Pas kësaj procedure, kryetar i gjykatës themeore në Prizren u zgjodh Ymer Hoxha me 9 vota, nga 11 sa ishin gjithsej. Gjykatën themelore të Gjakovës do ta drejtoj Vedat Dërguti i cili mori 1o vota të antarëve të këshillit Gjyqsor.

Ndërkaq, Kreshnik Radoniqi do të menaxhoj gjykatën Themelore të Pejës, meqë mori 8 vota, ani pse ishte kandidati i dytë në listë, sepse i pari Rrustem Thaci mori votën e vetëm 4 antarëve.

Me 10 vota, kryetar i Gjykatës themelore në Ferizaj u rizgjodh kryetari aktual Bashkim Hyseni.

Në 4 vitet e ardhme, Gjykatën Themelore të Prishtinës do ta udhëheqë Afërdita Bytyqi, e cila mori pëlqimin e 6 antarëve të Komisionit Gjyqsor të Kosovës, nga 11 sa ishin gjithsej. Gjykatë kjo e cila deri tani udhëhiqej nga Hamdi Ibrahimi. /Klan Kosova/

Exit mobile version