Në Meksikë u mbajt konkursi i 73-të Miss Universe dhe këtë vit titullin e fitoi një bukuroshe skandinave.
Fituesja e konkursit Miss Universe është Miss Danimarka, modelja Victoria Kjær (21-vjeçare).
Ajo është gjithashtu danezia e parë që ka fituar ndonjëherë këtë konkurs, shkruan HOLA!
Për titullin garuan 125 vajza dhe reagimet për zgjedhjen e gruas më të bukur në botë janë përgjithësisht të ndara.
“Vazhdoni të luftoni, pa marrë parasysh se nga vini. Unë jam këtu sot sepse doja të fitoja. Dua të hyj në histori dhe pikërisht këtë po bëj tani”, ka thënë ajo pas fitores.
Victoria dëshiron të bëhet avokate në të ardhmen dhe është avokuese për kauzat e shëndetit mendor dhe ndaj kauzave për mbrojtjen e kafshëve.