Shkumbin Gashi nga sot nuk është më nënkryetar i Komunës së Pejës. Ai ka dorëzuar dorëheqjen tek kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Dorëheqja ka ardhur për shkak se Gashi do të marrë mandatin e deputetit të Kuvendit të Kosovës nga radhët e LDK-së. Gashi ka qenë në mesin e pesëshes në pritje nga LDK, për t’u bërë deputet dhe këtë e ka arritur pas marrjes së pozitave qeveritare nga deputetët e LDK-së, ku janë liruar vendet për kandidatët në pritje.
Lajmin për dorëheqjen e tij e ka bërë të ditur kryetari i Komunës, Gazmend Muhaxheri, në faqen zyrtare në Facebook.
Postimi i plotë i Muhaxherit:
“Sot prita në takim Nënkryetarin e deritanishëm të Komunës së Pejës, z. Shkumbin Gashi, i cili e dorëzoi dorëheqjen nga kjo pozitë për të vazhduar si deputet i zgjedhur në Parlamentin e Republikës së Kosovës. E faleminderova për bashkëpunimin, duke i uruar suksese në pozitën e re!”, ka shkruar Muhaxheri. /Telegrafi/