Telegrafi

U zëvendësua pas 40 minutash, Dembele kritikohet për paraqitjen në finale të Botërorit

(Foto: Getty Images)

Gary Neville ka pohuar se Ousmane Dembele luajti si një djalosh i vogël në finale të Kampionatit Botëror në Katar.

Les Bleus humbën pas ekzekutimit të penalltive në njërën prej finaleve më spektakolare dhe dramatike, në të cilën u realizuan gjashtë gola.

Trajneri Didier Deschamps e largoi nga loja anësorin e Barcelonës që në minutën e 40-të, pasi paraprakisht kishte shkaktuar penallti dhe nuk ishte në krye të detyrës.

(Foto: Getty Images)

Ndërkohë, eksperti i futbollit, ish-mbrojtësi i Manchester Unitedit dhe Anglisë, Gary Neville, e ka kritikuar paraqitjen e tij derisa e mbulonte ndeshjen në ITV Sport.

“Është patetike. Dembele, e di se është lojtar anësor, por sinqerisht, ndërhyrja e tij e parë…dihet se çfarë do të bëjë Di Maria, ai e ka bërë këtë qe 10 vjet. Dembele luajti si djalosh i vogël”. /Telegrafi/