Site icon Telegrafi

U vranë me “një armë të ftohtë”, arrestohet i dyshuari – detaje rreth krimit ku trupat e nënës dhe katër fëmijëve u gjetën në një banesë në Francë

Policia ka ndaluar partnerin e një gruaje që u gjet e pajetë së bashku me katër fëmijët e saj në një apartament në Francë.

Gruaja, 35 vjeç, dhe fëmijët e saj 10, shtatë dhe katër vjeç si dhe një nëntëmuajsh u gjetën në ditën e Krishtlindjeve pasi të afërmit kontaktuan autoritetet, ka thënë një prokuror lokal, përcjell Telegrafi.

Policia po kërkonte një burrë, 33 vjeç, i dyshuar për vrasje pasi kufomat u gjetën në apartamentin në Meaux, pranë periferi të Parisit.

Lexo po ashtu Ngjarje e rëndë në Francë: Gjenden në banesë trupat e nënës dhe katër fëmijëve – babai në arrati

Një burim policor tha se ai tani është kapur në qytetin e Sevran.

“Banesa nuk kishte asnjë shenjë thyerjeje dhe babai mungonte”, tha prokurori lokal, Jean-Baptiste Bladier.

Një burim tha se nëna dhe fëmijët e saj u vranë me “një armë të ftohtë”, një term që zakonisht përdoret për t’iu referuar një thike.

E Shërbimi i policisë gjyqësore të Versajës hapi një hetim për “vrasje me paramendim”. /Telegrafi/

Exit mobile version