Telegrafi

U vra me “bombë robot”: Rrjedhin fotot e snajperistit të vdekur që vrau pesë policë (Foto,+18)

Mediat e huaja raportojnë se kanë rrjedhur dhe janë shfaqur fotografitë e trupit të vdekur të snajperistit të Dallasit, Mike Johnson, pasi u hodh në erë nga një “bombë robot”.

LEXO PO ASHTU: Policia amerikane përdori robotin vrasës për të vrarë snajperistin në Dallas

Megjithatë, po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Policisë së Dallas ka refuzuar të thotë nëse fotot e tmerrshme të postuara nga anonimitët në internet të dielën mbrëma janë imazhet e vërteta të vrasësit të policëve.

LEXO PO ASHTU: Zbulohet identiteti i vrasësit të policëve në Dallas?

Por Bryan Woolston, një ish-ekspert i shpërthimeve ka thënë se skena e paraqitur në fotografi dhe gjendja e kufomës aty janë në përputhje me taktikat e përdorura për vrasjen e Johnson.

Shefat e policisë kishin përdorur një robot Remotec për të shpërthyer një eksploziv afër Johnson, i cili mendohet të ishte fshehur pas një muri.

Pesë policë janë vrarë dhe shtatë tjerë janë plagosur, kur një burrë me snajper filloi të qëllonte me armë në drejtim të tyre gjatë protestës së “Jetët e njerëzve me ngjyrë kanë rëndësi”. /Telegrafi/