Site icon Telegrafi

U votuan zëvendësuesit e Avokatit të Popullit të Maqedonisë, Ixhet Memeti

Kuvendi i Maqedonisë e ka zgjegjur Vllade Bogdanovski për anëtar të Këshillit gjyqësor, kurse Suzana Saliun dhe Jovan Andonovskin, për zëvendës të Avokatit të Popullit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Kuvendi miratoi edhe Ujdinë për bashkëpunim për çështje të sferës eurointegreuse në mes të Maqedonisë dhe Kosovës, Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e fondit për Ballkanin Perëndimor, Ujdinë në mes të qeverisë së Maqedonisë dhe asj të Rumanisë për mbrojtje reciproke të informacioneve të klasifikuara dhe Ligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për themelimin e zyrës rajonape për bashkëpunim rinor./Telegrafi/

Exit mobile version