Site icon Telegrafi

U votua Komisioni që do të merret me vendimin e kryetarit Ivanov për falje

Mbrëmë Kuvendi i Maqedonisë me 52 vota ”për” dhe 33 vota ”kundër”, e solli vendimin për formimin e Komisionit për vlerësimin e kushtetueshmërisë së Propozimit për vërtetimin e përgjegjësisë së kryetarit Gjorge Ivanov, për vendimin e tij për falje, që u propozua nga opozita, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Komisioni do të ketë 11 anëtarë, 6 nga OBRM-PDUKM-ja, nga dy do të jenë prej LSDM-së, BDI-së, kurse PDSH-ja do të ketë një anëtarë. Kryetar i Komisionit është Zoran Ilioski.

Deputetja e LSDM-së, Renata Deskoska, deklaroi se Komisioni nuk ka përfaqësim të duhur të anëtarëve të Komisionit dhe se, këtë vendim do ta ankimojnë në Gjykatën Kushtetuese.

Ky Komisioni Ad-hock, ka afat prej 7 ditësh të dorëzoj raport, pas të cilit afat, Kuvendi do të ketë afat prej 7 ditësh, që të caktojë diskutim për raportin./Telegrafi/

Exit mobile version