Komuna e Kumanovës e ka votuar buxhetin për vitin 2018, i cili do të jetë pak më shumë se 31 milionë euro, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Buxheti u votua në seancën e katërt të përbërjes së re të këshillit komunal të kësaj komune.
Buxheti i sivjetëm është fare pak më i lartë se sa i vitit 2017. Edhe në këtë komunë, këshillëtarët e OBRM-PDUKM-së e lëshuan mbledhjen për shkak të arrestimit të deputetëve dhe aktivistëve të tyre./Telegrafi/