Site icon Telegrafi

U vonua 90 minuta, kryeministri kanadez kishte veshur një jelek antiplumb – u shoqërua edhe nga forca të shtuara të sigurisë

Kryeministri kanadez Justin Trudeau kishte të veshur një jelek antiplumb dhe u shfaq me forca të shumta të sigurisë, në një tubim të madh zgjedhor të shtunën.

Megjithatë, sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zyrtarët nuk kanë zbuluar natyrën e një veprimi të tillë.

Kjo gjë, siç thuhet tutje, rezultoi në një vonesë 90-minutëshe përpara se Trudeau të shfaqej para rreth 2,000 mbështetësve që kishin dalë si pjesë e fushatës zgjedhore, përpara votimit të 21 tetorit.

Trudeau kishte veshur një xhaketë kostumesh, dhe kishte veshur një jelek – i cili ishte i dukshëm në fotot e bëra në këtë ngjarje.

Zëdhënësja e policisë, Stephanie Dumoulin tha për arsye sigurie ata nuk komentojnë masat e sigurisë të ofruara për kryeministrin. Një zëdhënëse e Trudeau gjithashtu nuk pranoi komentin. /Telegrafi/

Exit mobile version