U bë viktimë e mahisë së vet: Urinoi në butona, bllokoi ashensorin dhe mbeti i përlyer (Video)
Kushtrim Gacaferri
Fëmija i paemëruar u bllokua në një ashensor në Chongqing të Kinës, pasi urinoi në butonat komandues.
Para se të dilte, ai uli pantallonat dhe u zbraz, mbase për ta përlyer dikë tjetër, por ka përlyer duart e tij, në përpjekje t’i hapte dyert e mbyllura, transmeton Telegrafi.
Kujdestarët e ndërtesës e larguan atë të padëmtuar, por filmimi nga kamera e sigurisë, bëri që ai të jepte disa sqarime. Pasi, ishte arsyetuar se ashensori u ndal papritmas.
“Është shumë i shkurtër, të urinonte butonat”, kishin thënë prindërit e tij, para se të shihni pamjet që tregonin gjithçka.
Derisa dëmtimi platformës komanduese ka bllokuar ashensorin, banorët po duhet të shfrytëzojnë shkallët, ndërsa po kërkojnë që prindërit e fëmijës të paguajnë për riparimin. /Telegrafi/