Telegrafi

U vidhte fëmijëve telefona, kalimtarët e rastit kapin 13-vjeçarin në Londër – e detyrojnë ta nxjerr dhe dorëzojë thikën

Ky është momenti kur kalimtarët e rastit ia konfiskojnë një thikë të madhe një 13-vjeçari, i cili ishte kapur duke tentuar të vjedh telefona nga fëmijët e tjerë.

Pamjet janë filmuar gjatë javës së kaluar në Rainham në lindje të Londrës, ku shihet qytetarët e nervozuar dhe adoleshenti nga i cili kërkojnë që t’ua dorëzojë thikën, transmeton Telegrafi.

Djaloshi shihet i shtrirë në tokë të cilit i kërkojnë të ngritet në këmbë dhe t’ua dorëzojë thikën që e kishte fshehur në brez.

“Mendon se është për të qeshur. Duke u sorollature dhe vjedhur nga fëmijët 12-vjeç”, dëgjohet qytetari i nervozuar duke e pyetur.

Në anën tjetër, policia britanike ka konfirmuar se kanë arrestuar të riun i cili pas intervistimit është liruar – kurse rasti është duke vazhduar të hetohet. /Telegrafi/