Një burrë i moshuar i armatosur dhe i veshur me rroba të babadimrit qëlloi për vdekje punonjësin e një dyqani, pasi kishte fshehur armën nën pelerinë në atë që autoritetet po e cilësojnë si hakmarrje.
Pronari i dyqanit Yuriy Surakin, 54-vjeç, ndërroi jetë pak sekonda pasi bëri selfie me vrasësin, Valery Vasiliev, 71-vjeç, që ishte veshur me rroba të babadimrit, transmeton Telegrafi.
Derisa Rusia po shënon Krishtlindjet ortodokse, i dyshuari po akuzohet se kishte fshehur armën në rrobat e babadimrit duke qëlluar për vdekje biznesmenin lokal në atë që po cilësohet si akt hakmarrje për shkak të një armiqësie të vjetër.
Autoritetet ruse arrestuan Vasilievin pas të shtënave fatale, kurse prokuroria ia ka caktuar masën e paraburgimit prej dy muajsh.
Sulmi ka ndodhur në qytetin Kanash, kurse kamerat e sigurisë brenda lokalit kanë momentin e vrasjes si dhe përmes tyre arritën të identifikojnë sulmuesin.
Babadimri i rremë u fut në lokal dhe pozoi me pronarin e dyqanit, derisa kishte mjekrën e rreme dhe syzet me qëllim që ta fsheh identitetin e tij të vërtetë. /Telegrafi/