Site icon Telegrafi

U ulën në binarë, i godet rryma – dyshja nga Çikago i shpëtojnë vdekjes

Ky është momenti kur dy persona goditen nga rryma pasi ulen në binarët e trenit ne stacionin e Çikagos, pasi u futën në një zonë të paautorizuar për të realizuar disa fotografi.

Pamjet amatore që po qarkullojnë në rrjetet sociale, shfaq dyshen duke qëndruar të ulur në binarë dhe duke bërë selfie – në një moment njëri prej tyre mbështetet në binarët e tjerë, dhe goditen nga rryma me një fuqi prej 600 volt, transmeton Telegrafi.

E pasi që ai ishte shumë pranë vajzë, edhe ajo goditet nga rryma dhe vazhdimisht shiheshin duke u dridhur. Për fat të mirë i kanë shpëtuar më të keqes, pavarësisht se pësuan lëndime.

Identiteti i tyre nuk është zbuluar por nga kompania që menaxhon hekurudhat në Çikago, ka njoftuar se ata ishin dërguar në spitalin më të afërt për trajtim.

Ata kanë bërë thirrje që të respektohen shenjat paralajmëruese, dhe të mos futen qytetarët në zonat ku nuk janë të autorizuar. /Telegrafi/

Exit mobile version