Site icon Telegrafi

U turpërua para të gjithëve (Video)

Me siguri as vetë nuk e ka ëndërruar kurrë se kjo vozitje do t’i mbetej në mend atij dhe familjes së tij. Familjarët vendosën ta dërgonin në një kafene të vogël, por djaloshi harroi ta ndalë makinën para lokalit.

Me hyrjen bombastike në lokal u tmerrua edhe kamerierja, ndërsa i tërë aksioni u regjistrua në kamerat e sigurisë.

Ai po ashtu la gojëhapur edhe të afërmit, disa prej të cilëve ishin me të në makinë, ndërsa të tjerët po prisnin në oborr.

Për fat, askush nuk u lëndua, ndërsa aksionin e djaloshit mund ta shihni në video. /Telegrafi/

Exit mobile version