Telegrafi

U turpërua Liverpooli

Gjysma e parë përfundoi pa gola, ndërsa në pjesën e dytë (77’), Ben Foster mbrojti penaltinë e Steven Gerrard.

Pas këtij momenti, mysafirët morën zemër dhe realizuan dy gola.

Gareth McAuley shënoi në minutën e 81-të dhe Romelu Lukaku në minutën e fundit të kohës së rregullt.

Liverpooli është i nënti në tabelë, me një pikë më pak se WBA që gjendet një pozitë më lartë. /Telegrafi/