Kastriot Dërmaku ka kompletuar transferimin te Parma gjatë këtij afati kalimtar të verës.
Mbrojtësi shqiptar u largua si futbollist i lirë nga Cosenza ku shkëlqeu edicionin e fundit në Serie B.
Por edhe pse sapo ka nënshkruar një kontratë afatgjate me Parmën, për lojtarin vazhdojnë interesimet nga skuadrat e Serie B.
Reprezentuesi i Kombëtares së Shqipërisë nuk shihet si titullar fiks te Parma dhe kjo është arsyeja që ai po kërkohet nga skuadrat tjera italiane.
Mediat italiane kanë raportuar se Parma ka marrë tri oferta për huazimin e Dërmakut.
Pescara, Tristena dhe Salerintana janë ekipet që duan huazimin e mbrojtësit shqiptar.
Gjithsesi dëshira e lojtarit është të qëndroj te Parma dhe të luftoj për një vend në formacionin bazë.
Klubi emilian pritet të vendos javën tjetër për Dërmakun, nëse do ta mbajë në skuadër për edicionin e ri apo do ta huazoj për një vit në Serie B. /Telegrafi/