Site icon Telegrafi

U thirr seanca për migrimin e qytetarëve nga vendi, mungon komplet Qeveria

Nga ora 11:00 deputetët e Kuvendit të Kosovës, janë duke u debatuar për ikjen e të rinjve nga vendi.

Propozuesi i rezolutës, deputeti i LDK-së, Fidan Rekaliu, është shprehur kritik ndaj Qeverisë së Kosovës, ku asnjë pjesëtar i kabinetit nuk ndodhet në seancë derisa po debatohet për këtë temë.

“Ikja e të rinjve nga Kosova, si pasojë e humbjes së shpresës për një jetë më të mirë është shqetësim për secilën familje dhe secilin qytetar të vendit, përveç për kabinetin e kësaj qeverie”, ka shkruar Rekaliu në Facebook, transmeton Telegrafi.

Seanca e jashtëzakonshme për migrimin e qytetarëve, ka nisur nga ora 11:00/Telegrafi/

Exit mobile version