Mbrëmë ka ndodhur një rast i shëmtuar në Tetovë ku dy të rrinj janë përleshur në mes vete për një arsye banale ku ka mbetur i lënduar 21 vjeçari Gj.D, shkruan Telegrafi Maqedoni.
Ngjarja e shëmtuar ka ndodhur mbrëmë rreth orës 19:30 në rrugën 133 në qytetin e Tetovës.
Nga SPB Tetovë informojnë se bëhet fjalë për një zënkë me arsye banale ku dy të rinj në mes 21 vjeçarit GJ.D dhe personit tjetër E.C.
Gj.D i ka shitur një telefon personit E.C dhe i njejti nuk e ka çkqyr aplikacionin Facebook nga telefoni dhe për këtë ka ndodhur rrahja e cila ka përfunduar me therrje të personit GJ.D.
Policia është duke hetuar rastin në fjalë./Telegrafi/