Babai i mbrojtësit në pronësi të Arsenalit, Pablo Mari, ka dhënë një përditësim pozitiv pasi lojtari ishte viktimë e një sulmi me thikë në Itali.
Mari, 29 vjeç, ishte një nga gjashtë personat që u theren me thikë në sulmin befasues në qytetin e Milanos të enjten mbrëma.
Të gjitha viktimat u dërguan në spital dhe një burrë fatkeqësisht ndërroi jetë. Mari u godit me thikë në shpinë.
Babai i qendërmbrojtësit ka konfirmuar për Cadena Cope se të enjten mbrëma foli me djalin e tij, i cili u tha atyre se ishte “mirë” dhe se “i donte shumë ata”.
“Këto kanë qenë orë shumë shqetësuese për ne. Ata filluan të më telefonojnë në orën 20:00 dhe zemra ime rrihte me shpejtësi”, ka thënë fillimisht babai i Marit.
Megjithatë, më pas ai konfirmoi se aftësia për të folur me djalin e tij ia ka lehtësuar frikën.
“Veronica (partnerja e futbollistit) nuk na ka treguar se si ka ndodhur, por na ka thënë se ka parë një person të vdesë para saj. Ajo na ka qetësuar duke konfirmuar se janë mirë dhe se gjithçka ka qenë një frikë për ta”, përfundoi ai.
🚨 Pablo Marí, padre del futbolista español apuñalado en Milán, en directo en @partidazocope
🙏 "Verónica, su mujer, nos ha tranquilizado confirmando que están bien y que todo ha sido un susto"
📻 #PartidazoCOPE pic.twitter.com/T686Zp7SrM
— El Partidazo de COPE (@partidazocope) October 27, 2022
Mari, i cili është i huazuar te Monza, ka kaluar natën në spital ku do të vazhdojë të jetë nën vëzhgimin nga mjekët dhe pritet t’i nënshtrohet një operacioni sot (e premte) për të zvogëluar dëmtimin e muskujve të shpinës.
“Pablo Mari ka një prerje mjaft të thellë në shpinë, por për fat të mirë nuk ka prekur asnjë organ vital si mushkëritë apo ndonjë gjë tjetër. Jeta e tij nuk është në rrezik, ai duhet të shërohet shpejt”, thuhej në deklaratën e Monzas. /Telegrafi/