Site icon Telegrafi

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Trajneri i Manchester United, Erik Ten Hag, ka sqaruar direkt të ardhmen e tij pas fitores në finalen e FA Cup ndaj Manchester Cityt.

United fitoi me rezultat 2-1 ndaj rivalit lokal falë golave të shënuar nga dyshja Alejandro Garnacho dhe Kobbie Mainoo.

City shënoi me anë të Jeremy Doku në atë që në fund doli të ishte gol i pavlefshëm, pasi Unitedi e ruajti mirë epërsinë e krijuar në pjesën e parë për të fituar finalen.

E ardhmja e Ten Hag ishte vënë në dyshim para finales, pasi The Guardian kishte raportuar se ai do të shkarkohet menjëherë pas saj, pavarësisht rezultatit.

Lexo po ashtu Bruno Fernandes flet për të ardhmen e Ten Hag menjëherë pas finales së FA Cup

Lidhur me këtë çështje, Ten Hag foli në konferencën për shtyp pas ndeshjes duke dhënë një përgjigje që lë akoma dilema.

“Ne nuk i kishim lojtarët. Ju keni të drejtë, ne i kemi parë të njëjtat gjëra. Nuk kishte gjithmonë futboll të bukur, definitivisht jo, por ne duhej që gjatë tërë kohës të bënim kompromis”.

“Pastaj ju nuk mund ta luani futbollin që dëshironi ta luani. Unë jam që dy vite këtu, dhe ndoshta kemi pasur ekipin e plotë në vetëm tri ose katër raste”, ka thënë Ten Hag.

Lexo po ashtu Erik Ten Hag tregon tri blerjet që po planifikon t’i bëjë tek Man Unitedi sezonin e ardhshëm

“Sot patëm disa mungesa të theksuara si Maguire, Shaw dhe Casemiro që nuk ia doli të ishte në dispozicion”.

“Nuk e di se a është ndeshja ime e fundit. Gjëja e vetme që unë po bëjë është që të bëjë gati ekipin tim, ta përmirësojë atë dhe lojtarët si individë. Për mua ky është një projekt”.

“Kur erdha mund të them se gjithçka ishte rrëmujë, por tani jemi më të mirë, por nuk jemi aq larg nga aty ku duam të jemi”, përfundoi holandezi./Telegrafi/

Exit mobile version